VIDEO/ Osmani: Politika e Jashtme me notën më të lartë në Raportin e KE-së

news
Advertisement

I pari i Diplomacisë së vendit Bujar Osmani nëpërmes një video paraqitje ka thënë se ndihet krenar që Nota më e lartë nga Komisioni Evropian është dhënë pikërisht për kapitullin të cilin e udhëheq vet ai.

Advertisement

“Vlerësimi “progres shumë i mirë” (very good progress) është shumë i rrallë në Raportet e Komisionit Evropian! Jam krenar që nota më e lartë nga Komisioni është dhënë pikërisht për kapitullin të cilin e udhëheq. Në Raport, mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare në korrik të vitit 2022 është vlerësuar si një moment historik, i cili e shënon fazën e re në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Harmonizimi i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë nga ana jonë, për Bashkimin Evropian, është një tregues shtesë se shteti është një partner i besueshëm dhe në mënyrë strategjike i orientuar drejt parimeve dhe vlerave themelore të BE-së. Aq më tepër, Komisioni Evropian në të gjithë Raportin, në mënyrë objektive dhe të drejtë, i vlerësoi pozitivisht përpjekjet dhe përkushtimin tonë për zbatimin e proceseve reformuese dhe bashkimin sa më të shpejtë me familjen evropiane”, ka deklaruar Ministri Osmani.

Osmani veçon se duhet ta shfrytëzojmë momentin pozitiv të këtij procesi.

“Nuk guxojmë ta lëshojmë këtë mundësi! Koha për reforma është tani! Të gjitha kapacitetet politike dhe shoqërore të shfrytëzohen në këtë drejtim! Të gjitha palët ta shohin këtë proces si sfidën e tyre dhe së bashku të kontribuojnë për të ardhmen tonë të përbashkët evropiane!”, ka përfunduar kryediplomati Osmani.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.