Kryeministri Hristijan Mickoski po përgatit një rikonstruim kadrovik, dhe sipas burimeve të larta qeveritare, të parët që pritet të largohen janë ministrat e dy resorëve – drejtësisë dhe kulturës.
MICKOSKI I PAKËNAQUR – PO LËKUNDEN DY KARRIGE MINISTRORE
Sipas informacioneve të siguruara nga “Fokus”, kryeministri Mickoski është veçanërisht i pakënaqur me angazhimin dhe rezultatet e:
Igor Filkov – ministër i drejtësisë
Zoran Ljutkov – ministër i kulturës
Për këtë arsye, rikonstruimi (mini-rikonstruim) i paralajmëruar për fillimin e vitit 2026 pritet pothuajse sigurt të nisë pikërisht me këto dy ministri.
PAZLLI KOALICIONAR – KUSH DO TA UDHËHEQË DREJTËSINË?
Pyetja që po trazon koalicionin është:
A do ta marrë VMRO-DPMNE resorin e drejtësisë?
Nëse po, atëherë partneri koalicionit ZNAM duhet të kompensohet me një resor tjetër.
Nëse jo, ZNAM duhet të propozojë një kandidat të ri që i plotëson kriteret për më shumë dinamikë dhe proaktivitet.
Në resorin e kulturës, situata është shumë më e thjeshtë – pasi Ljutkov është kuadër i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendësimi i tij nuk kërkon negociata të reja.
ZV/KRYEMINISTËR I RI DHE MINISTËR I RI I EKOLOGJISË
Javën e ardhshme pritet të plotësohen dy pozita të lëna bosh nga Izet Mexhiti, i cili u zgjodh kryetar i Çairit.
Sipas marrëveshjes së koalicionit VLEN, Bekim Sali ishte paralajmëruar për zv/kryeministër të parë. Por problemi lindi kur VMRO-DPMNE refuzoi mundësinë që një tjetër përfaqësues i VLEN të bëhet ministër i ekologjisë.
Arsyeja?
Sipas marrëveshjes së koalicionit, një person duhet të mbajë dy funksionet – zv/kryeministër dhe ministër i mjedisit.
Kjo krijoi pabalancë, sepse Sali vjen nga Alternativa, ndërsa ekologjia i takon Lëvizjes Demokratike.
EPILOGU – JA SI DO TË FUNKSIONOJË QEVERIA
Bekim Sali do të jetë zv/kryeministër i parë dhe ministër i integrimeve evropiane,
Orhan Murtezani do të kalojë në pozitë zëvendësministër,
Në ekologji pritet të emërohet Muhamed Hoxha, ish-zëdhënës i qeverisë.
Opsioni tjetër, Nedim Rama, mbetet vetëm si mundësi, por nuk është më favorit.
VENDIMET FINALE – PAS VITIT TË RI
VMRO-DPMNE do t’i marrë vendimet përfundimtare pas Kongresit partiak në dhjetor.
Rikonstruimi pritet të bëhet në fillim të vitit 2026.