Të ftuarit patën çfarë të shihnin: një shoqëruese e nuses mbeti me të pasmet e zbuluara në mes të dasmës pasi fustani i saj u gris (VIDEO)

News

Australianja Georgie Ball është bërë virale në rrjetet sociale pasi fustani i saj u gris gjatë një feste dasme në Mudgee, teksa po performonte një koreografi të përgatitur paraprakisht.

Fizioterapistja 28-vjeçare nga Newcastle ishte e ftuar në dasmën e shoqes së saj më të mirë, Ellie, dhe së bashku me vëllain e saj kishin përgatitur një hyrje koreografike për pritjen e dasmës. Megjithatë, performanca përfundoi në një moment të pakëndshëm, por për publikun dhe të pranishmit mjaft argëtues.

Videoja e incidentit ka marrë mbi 8.4 milionë shikime në rrjetet sociale.

Sipas vetë Georgie, problemet kishin nisur që gjatë provave para ceremonisë. Gjatë përpjekjes për të bërë një rrotullim dhe lëvizjen e njohur “worm”, ajo kishte ndjerë se fustani kishte filluar të çahej.

Edhe pse miqtë e kishin siguruar se bëhej fjalë për një dëmtim të vogël, çarja në pjesën e pasme ishte zgjeruar deri në rreth 30 centimetra para fillimit të festës.

“Unë i thashë vëllait tim se nuk mund të bëja rrotullim sepse fustani do të grisej plotësisht, por do të provoja lëvizjen ‘worm’,” ka deklaruar ajo.

Megjithatë, fustani u gris para se të realizohej lëvizja, duke krijuar një situatë të sikletshme në mes të dasmës, e cila më pas u shndërrua në një video virale në internet.

VIDEO – https://v45-eu.tiktokcdn.com/573afcb372d8487ff4578f77087c760f/6a1b7fff/video/tos/alisg/tos-alisg-pve-0037c001/o4fhwQ0QBq3wQgEfSZCFAEqDB1KgBIRI9icAgB/?a=1233&bti=ODszNWYuMDE6&&bt=1340&eid=20480&ft=bCkKomgdPD12N0KB~n-Ux9G2GY6e3wv25LcAp&mime_type=video_mp4&rc=PDs8aWg8aWY4ODloZTRoNUBpMztsOWs5cnI0OzMzODczNEBgLy9gYzA1Nl4xXzU2Ly0tYSM1L3EtMmRjci9hLS1kMWBzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20260529082503D407EEE399621674E8F5&btag=e0008d000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *