Arsovska në terren pa kryetarin e Gazi Babës/ VMRO distancohet tërësisht prej saj, Mickoski thoshte se s’do ta bënte

news
Advertisement

Pasi ndau rrugët me VMRO-DPMNE-në, të cilën e akuzon për përzierje nëpër tenderë dhe “futjen e duarve në mjaltë”, Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska po vazhdon punën duke dalë në terren për mbikëqyrje të projekteve. Sot ishte në rrugën “Pero Nakov” në Komunën e Gazi Babës. Pasi u fotografua, madje edhe me punëtorët, u shpreh se nuk dëshiron të hyjë në përplasje politike pas asaj që po ndodh me VMRO-DPMNE-në.

Advertisement

“Mendoj se është në gjykimin e qytetarëve të vlerësojnë se kush është në të drejtë në këtë rast, unë jam e vetme dhe nuk e kam problem të dal kundër të gjithëve kur bëhet fjalë për interesin dhe mbrojtje të asaj që e shohim kohëve të fundit”- deklaroi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

E para e kryeqytetit shprehet se nuk i intereson politika, por interesi i qytetarëve dhe parandalimi i çdo keqpërdorimi dhe sabotimi. Shtoi se nuk guxon të tradhtohet besimi i qytetarëve që e kanë dhënë për të bërë punë në qytet dhe që të ruhet buxheti, andaj Drejtorët që nuk i përmbahen kësaj as nuk duhet të mbrohen, u shpreh Arsovska.

“Gjithkund, në ndërmarrjet publike, të paktën në Qytetin e Shkupit ku drejtorët kanë marrë detyrë të punojnë me transparencë, në përputhje me marrëveshjet me të cilat duhet t’i mbrojnë interesat e qytetarëve dhe të Qytetit, nëse ekziston diçka që bie ndesh me ato principe, do të ketë përgjegjësi adekuate dhe në asnjë rast nuk do të lejojmë njerëz që nuk i kryejnë obligimet e tyre ose nuk shkojnë në punë që të marrin rrogë dhe ta dëmtojnë buxhetin”- pohoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.

Arsovska paralajmëroi rikonstruktimin e plotë i rrugës “Pero Nakov” në Gazi Babë. Por në këtë dalje të saj u vu re mungesa e kryetari të komunës së Gazi Babës, Boban Stefkoskin i cili është nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai në një deklaratë për “SKD” është shprehur se “nuk ka qenë i ftuar në pres konferencë””. E për VMRO-DPMNE-në janë të pakuptueshme shkaqet pse Stefkovski nuk është ftuar në promovim projekti që është mbështetur nga shumica e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe koalicioni në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Kështu, partia vendosi që tash e tutje të distancohet nga ajo.

“Për shkak të mospasjes së komunikimit adekuat dhe normal të cilin duhet një kryetar i Qytetit të Shkupit ta ketë për të mirën e qytetit, si dhe për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve të premtuara nga programi “Për Shkup modern”, për të cilin edhe i ishte dhënë besimi kryetares Arsovska, por edhe përfshirjes së saj të fuqishme në afera të dyshimta dhe kriminele, VMRO-DPMNE në tërësi distancohet nga sjellja e Arsovskës dhe kryetarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të marrin pjesë në asnjë ngjarje të kryetares Arsovska.”- thanë nga VMRO-DPMNE.

Po ky “distancim në tërësi” i VMRO-DPMNE-së, nuk përputhet me deklaratën e Mickoskit të para pak ditëve në TV21.

“Unë nuk jam edukuar si njeri që të distancohem. Shumë herë ma parashtrojnë këtë pyetje nëse distancohem nga ky apo ai. Ne kemi përzgjedhur kandidat me të cilin kemi fituar në zgjedhje”- tha Hristijan Mickoski, Kryetar VMRO-DPMNE.

VMRO-DPMNE-ja në reagimin e sotëm uroi për siç thonë “koalicionin e ri të Arsovskës së shantazuar dhe dezertorit Kovaçevski”.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.