Barrikadat, të shtënat me armë zjarri dhe kërkesa e SHBA-së – Çka ndodhi dje në Veri të Kosovës

news
Advertisement

Qeveria e Kosovës e ka shtyrë për një muaj vendimin për zbatimin e reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, kjo pasi serbët vendosën barrikada në rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak.

Advertisement

Shtyerja për implementimin e vendimit për reciprocitet me dokumente karshi Serbisë erdhi nga kërkesa e SHBA-së. Kjo kërkesë u përcoll nga ambasadori Jeff Hovenier, në një takim urgjent në orët e vona me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe dy zv.kryeministrat, Bislimi dhe Gërvalla.

Policia konfirmoi se në veri pati të shtëna me armë zjarri dhe disa qytetarë u maltretuan në kufi. Në disa vende policia tha se është shtënë edhe ndaj njësiteve policore, por që nuk ka asnjë të lënduar.

Në këtë situatë, dy pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje u bllokuan. Prandaj Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i udhëzoi bashkëatdhetarët që t’i përdorin pikëkalimet e tjera kufitare për të hyrë në Kosovë.

KFOR vlerësoi se situata në veri ishte e tensionuar dhe janë të gatshëm të intervenojnë.

“Gjendja e përgjithshme e sigurisë në komunat veriore të Kosovës është e tensionuar. Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO po monitoron nga afër dhe është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti, në përputhje me mandatin e tij, që vjen nga Rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999”, u tha në reagimin e KFOR.

Në komunikatën e qeverisë u dënuan bllokimet e rrugëve nga grupet e serbëve dhe u përmend tendenca për destabilizim të vendit nga strukturat ilegale.

“Qeveria zotohet se do të shtyjë zbatimin e vendimit e datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës”, tha Qeveria e Kosovës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në reagimin e saj tha se Policia e Kosovës po punon pa ndaluar që të garantohet respektimi i ligjit dhe liria e lëvizjes. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se veprimet janë duke u marrë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë /alsat.mk/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.