“Bravo Skënderbeu”/ Hiqet sërish flamuri turk tek Gjiri i Lalzit, Mandi nuk i trembet arrestimit

news
Advertisement

Një tjetër shqiptar ka marrë guximin dhe ka hequr flamurin turk nga kulla e rojës bregdetare në Gjirin e Lalzit. I riu me emrin Mandi nuk i është trembur aspak arrestimit si ai i 48-vjeçarit, i cili pak orë më parë bëri të njëjtin veprim.

Advertisement

Mandi filmohet nga familjarët e tij të cilët e duartrokasin dhe i thonë bravo për veprimin që ka bërë.
Flamuri turk ndodhet në kullën e rojës bregdetare në Gjirin e lalzit bashkë me flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Nuk dihet nëse Mandi do të arrestohet, por veprimin e ka bërë me vetëdije të plotë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.