Pas peticionit pro, nis edhe një peticion kundër bartjes së shamisë nëpër shkollat e Kosovës

news
Advertisement

“Ndryshojeni Udhëzimin Administrativ për shaminë” ishte kampanja përmes së cilës Durim Berisha dhe Liridon Kurti kërkuan të ndryshohet një nen i udhëzimit administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.
Kampanja në fjalë përfundoi dy ditë më parë, pasi sipas iniciuesve, kërkesa e tyre është marrë seriozisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, megjithatë, në rrjet po qarkullon edhe një peticion tjetër, për shaminë, por kundër bartjes së saj.

Advertisement

Ky peticion i filluar nga Luljeta Bunjaku tashmë është nënshkruar nga 356 njerëz.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI), ka thënë se është duke e trajtuar me kujdes kërkesën për ndryshimin e një neni në udhëzimin administrativ, i cili ua ndalon vajzave me mbulesë të vijojnë procesin mësimor.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka theksuar edhe një herë qëndrimin e tij pro mbajtjes së shamisë për vajzat nga mosha 16-vjeçare.
“Qëndrimin tim unë e kam thënë para shumë vjetësh, e qëndrimi është që nuk duhet të ketë ndalim të shamisë dhe të elementeve të tjera fetare në jetën publike të qytetarëve. Por, gjithashtu kam thënë se mosha 16-vjeçare është pragu”, kishte thënë Kurti.
Kujtojmë që, Kushtetuta e përcakton Republikën e Kosovës si shtet laik dhe neutral në çështje të besimeve fetare. / Gazeta Insajderi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.