Kasami: Përkrah çdo investim në Tetovë, por jam kundër keqpërdorimit të tyre për qëllime partiake

news
Advertisement

Kryetari Komunës Bilall Kasami nëpërmjet një postimi në Facebook ka folur rreth investimit të fundit në Tetovë nga familja Destani, shkruan Monitor.mk. Kasami e përgëzon këtë nisëm por sipas tij, kjo nuk duhet asesi të keqpërdoret politikisht.
Ja postimi i plotë i Kasamit:
Përgëzoj çdo iniciativë për investime direkte dhe do të përkrah fuqishëm investimet private në përgjithësi dhe me theks të veçantë investimin e familjes Destani të promovuar këto ditë në Tetovë. Këto investime janë faktori vendimtar i zhvillimit ekonomik të Tetovës dhe më gjerë.

Advertisement

Jemi kundër çdo lloj keqpërdorimi të investimeve private nga partitë politike në pushtet që nga raste të këtilla mundohen të përfitojnë pikë politike, për qëllime të politikës ditore, personale e grupore, duke shkaktuar revoltë tek popullata.
Gjithmonë do të jemi në shërbim të projekteve të këtilla, të cilat hapin vende të reja pune dhe rikthejnë shpresën tek të rinjtë për një jetë më të mirë në trojet e tyre shekullore.

Tetova ka potencial jashtëzakonisht të madh dhe gjithë kapacitetin institucional do e vendos në shërbim të investimeve të ngjajshme qoftë nga familja Destani apo edhe nga biznesmenë të tjerë që duan të investojnë në vendlindje.

https://www.facebook.com/100044579644794/posts/pfbid02F9VVcQTnVoHwkx2nmGAKBpxoTbmb4msA5xU2epopsYsJqdWXn9b1AJFMRxgda7Lql/

Advertisement