Bullgaria ndalon hapjen e klubit maqedonas në Bllagoevgrad

news
Advertisement

Këshilli i Komunës Bllagoevgrad e ka ndaluar hapjen e klubit kulturor maqedonas, që duhej ta mbante emrin e poetit maqedonas Nikolla Vapcarov.

Advertisement

Arsyetimi i komunës është se Vapcarov ka qenë “maqedonist”.

Në deklaratën arsyetuese thuhet se “Bllagoevgradi nuk do të jetë qendër për provokime të ngjashme propaganduese”.

Këshilltari Kirill Iliev nga GERB, deklaroi se me këtë deklaratë u thuhet “maqedonasve” se nuk janë të mirëseardhur në qytet.

Ndryshe, ditën e djeshme deputetët e Maqedonisë me shumicë absolute miratuan ndryshimet ligjore, me të cilat ndalojnë hapjen e partive politike dhe shoqatave me emër dhe ideologji kontestuese./Telegrafi/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.