Banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila po qëndron për një javë në shtëpinë e Grande Fratello në Itali, ka shkaktuar rrëmujë dhe emocion të madh sapo hyri. Djemtë italianë po garojnë për vëmendjen e saj dhe nuk po e fshehin aspak pëlqimin.
Mbrëmjen e kaluar, Dolce u bë protagoniste e një momenti super provokues, teksa Domenico improvizoi një kërcim në stil striptease, vetëm për të.
Gjatë performancës, ai jo vetëm që kërceu para saj, por hoqi edhe bluzën dhe ia hodhi Dolces, duke krijuar një atmosferë të nxehtë mes banorëve, të cilët shpërthyen në reagime dhe të qeshura.
@semke.semkea
#bigbrotherkosova #grandefratellovip
♬ πρωτότυπος ήχος – Marina