Një burrë ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në një hotel në Sllënçev Breg. Viktima është një punëtor 47-vjeçar.
Sipas dëshmive të punonjësve të tjerë, tre saldues po kryenin punime në hotel kur një shkëndijë ka përfshirë me shpejtësi një nga dhomat, duke shkaktuar zjarrin.
Dy prej punëtorëve kanë arritur të shpëtojnë duke u hedhur nga ballkoni në katin më poshtë, ndërsa i treti ka thithur një sasi të madhe tymi dhe është rrëzuar teksa përpiqej të largohej nga flakët, raportoi Nova TV.
Si pasojë e zjarrit, tre dhoma të hotelit janë djegur plotësisht.
Shërbimi Rajonal për Siguri nga Zjarri dhe Mbrojtje të Popullsisë në Burgas njoftoi se alarmi është pranuar rreth orës 16:52, fillimisht për një dhomë të përfshirë nga flakët në hotel, pas së cilës në vendngjarje është dërguar menjëherë një ekip zjarrfikësish.