Miliona fëmijë gjithandej botës kanë shikuar dhe dëgjuar së paku një herë video muzikën “Dame tu Cosita” ku shihet një alien ngjyrë e gjelbër të kërcejë në mënyrë qesharake. Fëmijët e kanë shikuar këtë video madje 4 bilion herë, një shifër marramendëse, shkruan Zhurnal.
Mirëpo nëse themi se kjo muzikë është e shëndetshme për fëmijët, gabojmë. Realisht, edhe kërcimi i alienit në video vazhdimisht është me gjeste “seksuale” por dëgjohen edhe disa zëra “seksuale” brenda këngës. Në fakt “Dame tu cosita” në shqip ka kuptimin “Ma jep” ose në anglisht “Give it to me”. Në këtë këngë, ka shumë të ngjarë që fjala “ma jep” i referohet organeve gjenitale të dikujt. Në këtë bazohet edhe fakti që pas këtyre fjalëve, alieni përsëritë shprehjet “ah ah” ndërsa edhe lëvizjet i ka të tilla.
Kjo këngë fitoi famë të madhe pasi disa të rinjë filluan të sfidojnë njëri tjetrin në Tiktok, duke imituar lëvizjet e alienit.
Artisti i kësaj kënge është nga Panamaja, ndërsa edhe më herët ka krijuar hite të tjera sikurse “Chacarron” dhe “El gato volador”.