Fjolla Morina me urim emocional për ditëlindjen e vajzës së saj

news
Advertisement

Këngëtarja Fjolla Morina ka bërë një urim të veçantë në shtatë vjetorin e lindjes së vajzës së saj, Alyah.
Ajo publikoi në Facebook dhe Instagram disa fotografi shumë intime të saj, të realizuara pak kohë pas sjelljes në jetë të vajzës shtatë vjet më parë

Advertisement

Në setin e plotë të fotografive, nuk munguan edhe imazhet kur Morina ishte në shtatzëninë e saj të dytë.

Teksa ka treguar anën emocionale, Fjolla nuk i ka kursyer fjalët më të mira për të voglën e saj në urimin publik që i ka bërë për ditëlindje.

Mes të tjerash, këngëtarja e hitit “Fb” shkruan se pa asnjë kush nuk u pajtua që të mos e sillte në jetë vajzën, dhe se të njëjtës i uron që një ditë të bëhet si nëna e saj.

“Alayah, urime ditëlindja e shtatë evlad, të uroj ta kesh shëndetin, të priftë e mbara gjatë gjithë jetës. Beba e vogël, të do mami shumë – Zoti të bekoftë evlad. U flijova shumë që mos ta lejoja ta humbë atë që Zoti deshi të ma dhurojë. U pajtova me gjithçka por jo të mos sjellja ty në jetë bija ime. Nuk ishte e lehtë për mua të qenurit baba e nënë, frymë dhe forcë, dhimbje, ilaç, lot e dashuri e vetme veç për ty evlad. Lus Zotin të bëhesh vajzë e mbarë, një ditë të rritesh e të bëhesh e fort ashtu si unë”, ka shkruar këngëtarja.

Fjolla përndryshe është nënë edhe e një vajze më të madhe të quajtur Lediana, e cila vjen nga martesa e saj e parë

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.