Hakerët e Iranit i qesin haraç Shqipërisë, kjo është shuma qe po kërkojnë sipas gazetares

news
Advertisement

Gazetarja Dorjana Bezat ka komunikuar nëpërmjet Telegramit me hakerat që kanë sulmuar sistemin TIMS në vendin tonë.

Advertisement

Në grupin e hapur në Telegram, ata publikojnë materiale me të dhënat që marrin nga qeveria shqiptare dhe jo vetëm.Sipas Bezat, ata kanë në dorë një databazë më më shumë se 2 milionë numra celularë, kryesisht të kartave të regjistruara në Shqipëri.

Po ashtu, në datën 9 shtator, kanë shpërndarë një foto ku thonë se “kaosi do të bjerë mbi Tiranën”. Një ditë më vonë, në datën 10 shtator, ata kanë publikuar pamje nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Rinasit.

Gazetarja, në një lidhje live për “Top Story”, thotë se hakerat i kanë ofruar ta shesin databazën e të dhënave, por vetëm nëse pagesën e bën në Bitcoin.

Sipas tyre, këto sulme po i bëjnë për të nxjerrë në pah korrupsionin e qeverisë dhe komunikimin me gazetaren Dorjana Bezat e kanë ndërprerë pasi e akuzojnë se është gazetare pro qeverisë.

Sulmi kibernetik ndaj TIMS, sistemi ende i ngadaltë

Megjithëse kanë kaluar më shumë se 48 orë nga sulmi kibernetik ndaj sistemeve të policisë, ato nuk janë akoma kthyer totalisht në normalitet.

Grupi i hakerave vijon të publikojë video ku tenton të tregojë se është një hap para autoriteteve dhe se ka akses të kamerave të aeroportit dhe sistemeve të policisë.

Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e këtij sulmi ka dedektuar në sistem ndërhyrje nga 18 IP që i përkojnë 18 vendeve te ndryshme.

Policia shqiptare u ka nisur letër-porosi këtyre vendeve për të shkuar tek autorët e këtij sulmi

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.