Haradinaj i thotë Kurtit “good guy”: Vetëm në qeverisjen e VV jemi duke u kthyer prapa

news
Advertisement

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti me “good guy” (djalë i mbarë) dhe i ka thënë se u detyrua të kthehet prapa nga veriu i vendit, çka sipas Haradinajt, më mirë është të mos nisesh fare se të tërhiqesh.

Advertisement

Në seancën e Kuvendit, Haradinaj e ka kritikuar kryeministrin për veprimet e tij që lidhen me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

“Sikur të ishte nisur gjithë kohës si ‘good guy’ nuk ka dert, por ky është nisur si i forti dhe është munduar t’ia ndërtojë disa pozicione vendit të vet, politikës së vet, qeverisë së vet si ‘i forti’, që ku ka përfunduar, ‘good guy’, shko para kthehu prapa, shko para kthehu prapa, kur duan çka ‘I thonë, dhe a e dini kush, Lajcaku sepse Vuqiq e thirr Lajckakun e Lajckau e gjen kënd ta thërrasë dhe këtij i thonë ‘step back’. Kjo është Kosova sot. A ke me zgjedh kështu situatën në veri i dashur ‘good guy’, më trego të dimë. Të dini se ky është qorrsokak ku kemi hyrë por ka mundësi me dalë prej këtij qorrsokaku kryeministri ynë pa u bë menjëherë ‘problematic guy’, vetëm t’i kryejë punët e shtëpisë, e punët e shtëpisë duhet t’i kryejë ky kryeministri që po i pëlqen se është bërë ‘good guy’ duhet me i rritë rrogat policëve, ata që do t’i dërgojë në veri. Ky rri në jug, por njerëzit po i dërgon në veri”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, është turp qe institucionet e Kosovës sa herë të niset për veri të vendit me u kthy prapa.

“Vjen 1 shtatori shpejtë dhe është marrë Kosova sa herë të niset me u kthy prapa, vetëm në historinë e qeverisjes VV jemi duke u kthy prapa, asnjë herë nuk jemi thyer prapa, vetëm me këtë ‘good guy’ nisemi e kthehemi, dhe dalim lavdërohemi se jemi në koordinim. Lavdëroheni se jeni në koordinim me u kthy prapa, mosni ju lutem, lavdonu ndonjëherë se jeni në koordinim me kry punën deri ën fund. Më mirë është mos me u nisë se me u nisë e me u kthy prapa”, ka thënë ai.

Ai i ka thënë Kurtit se duhet t’i kthejë fuqitë me të cilat ka hyrë në pushtet dhe sipas Haradinajt të bazohet në strukturat dhe institucionet e shëtit të Kosovës.

“Imagjino si më të respektuar anë kriminelët në veri që shkrepin armë publikisht e më në konsideratë i marrin strukturat e tjera ndërkombëtare sesa ty, ty nuk të format më kush, për ty vendosin të tjerët, ty kanë me të treguar kur ke me u nisë, sa larg do shkosh dhe ku. Ju siguroj që nuk është rruga e duhur kjo, ka të tjerë që e kanë provuar kështu e dini ku kanë përfunduar, ‘good guy’ mundesh me qenë me ditë saktë çka je tu bë, jo të kthehesh prapa, hiç mos u nisë”, ka thënë Haradinaj.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.