Kryetarja e Speciales në mediat serbe paralajmëron fillimin e gjykimit ndaj Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

news
Advertisement

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, në një intervistë për mediat serbe ka folur për fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Advertisement

Ajo ka thënë se shpreson që gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve të fillojë së shpejti dhe thekson se bëhet fjalë për një çështje të gjerë për të cilën gjyqtarët po punojnë shumë intensivisht.

“Ky është një rast mjaft voluminoz, sepse janë katër të akuzuar – Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Aty janë mbi një milion faqe të materialit me dëshmi. Gjyqtarët e procedurës paraprake po punojnë në mënyrë intensive dhe do të shohim – shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt”, ka thënë Trendafilova në një intervistë për televizionin serb.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë deri në fund të vitit, Trendafilova ka thënë se nuk mund të përgjigjet.

“Nuk mund t’u përgjigjem. Jo që kam njohuri e po e fsheh nga ju, por i takon gjyqtarit që në pajtim me ligjin dhe rregulloren e procedurës dhe të provave, ta sjellë procesin në gjykim. Kur të ndodhë kjo, do t’i zgjedh gjyqtarët që do të merren me rastin dhe shpresoj se ata do të punojnë në mënyrë ekspeditive, siç është rasti me lëndët tjera” ka thënë Trëndafilova.

Trendafilova, ka anuluar për sot vizitën në Kosovë, konkretisht aktivitetet e saj me shoqërinë civile të parapara të mbahen në Gjilan.

Këto aktivitete do të mbahen përmes platformave online, u tha në njoftim.

Anulimi theksohet të jetë bërë pas shqyrtimit të kujdesshëm specifikohet, të situatës së krijuar me protestat e paralajmëruara.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.