Ky është parashikimi i Motit për ditën e sotme

news
Advertisement

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë dukuri lokale  me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë e shtuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të stuhisë afatshkurtër.

Advertisement

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 25 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 29 gradë.

Sinoptikët njoftojnë se sot pasdite do të ketë dukuri lokale të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima të rralla, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të stuhive afatshkurtër.

Nga sot pasdite dhe të hënën do të fryjë erë e fortë nga drejtimi veriperëndimor e cila do të shkaktojë ulje të temperaturave, ndërsa nga e mërkura gradualisht do të rriten dhe do të mbizotërojë mot stabil dhe i ngrohtë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.