Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj vetes, pyetjet më të shumta janë në lidhje me rutinën e bukurisë e cila na ofron një lëkurë të pastër dhe të ndritshme.
Çfarë na është thënë gjithmonë nga prindërit dhe dermatologët është se larja e fytyrës në mëngjes dhe në mbrëmje janë dy procese jashtëzakonisht të rëndësishme.
Ndonëse kjo është e vërtetë për disa lëkura, pastrimi i fytyrës në mëngjes nuk këshillohet gjithmonë nga specialistët.
Sipas dermatologes Noelani Gonzalez e specializuar për dermatologji kozmetike, larja e fytyrës në mëngjes nuk është aspak e nevojshme.
“Nëse e lani fytyrën gjatë natës, nuk keni nevojë ta lani përsëri në mëngjes.
Nëse shkoni menjëherë në shtrat pasi të keni larë fytyrën, ajo nuk është në kontakt me asgjë që vërtet duhet të lahet.
Ju rekomandoj vetëm ta shpëlani, pasi patjetër që lëkura mund të djersitet gjatë natës.”