Mungojnë ilaçet për pacientët me kancer

news
Advertisement

Si një vend ku varfëria është e pranishme në shumicën e popullsisë dhe buxheti publik ka kapacitete të kufizuara për shëndetësinë, pacientët vuajnë nga mungesa të thella të terapive inovative që do të mund të shpëtonin mijëra jetë, por në të njëjtën kohë vuajnë edhe nga mungese e ilaçeve të sëmundjeve të ndryshme, përfshirë edhe mungesën e ilaçeve kundër kancerit. “A keni marrë Herceptin?”, ka qenë pyetja më e shpeshtë kohës së fundit në klinikën e onkologjisë, në ambulancën ku trajtohen gratë me kancer gjiri. Ilaçi i cili duhej të merrej saktësisht në 21 ditë, nuk ishte i disponueshëm për pacientët jeta e të cilëve varet nga ajo se nëse do të ketë terapi të disponueshme. Përveç kësaj klinika nuk ka edhe disa ilaçe të tjera, disa prej të cilëve janë për pacientët me metastaza, të cilëve kanceri iu është përhapur nëpër organizëm, kështu që këta persona numërojnë muajt, në mos edhe ditët e jetës. Përveç në Klinikën e Onkologjisë, shoqatat e pacientëve paralajmëruan se edhe në klinika tjera ka mungesë të barnave kundër kancerit në periudha të caktuara, si për pacientët me kancer gjaku, edhe për ata me melanoma – kancer të lëkurës.Kështu është tani e 17 vjet, thotë Mirjana Babamova themeluese e shoqatës HEMA, ku janë të anëtarësuar pacientë, dhe familjarë të pacientëve me kancer, kryesisht me tumore malinje hematologjike, organizatë kjo të cilën e themeloi pasi nëna dhe halla e saj vdiqën nga kanceri, kujtimet e asaj që përjetuan familja e saj akoma i ka të freskëta, prandaj tani është bërë zëri i pacientëve të cilët kanë frikë të flasin edhe kur kanë probleme me sistemin shëndetësor.

Advertisement

“Mungojnë ilaçet për leukeminë kronike, për një periudhë të caktuar për limfomat, mungojnë për kancerin e gjirit, mungojnë për melanomën, por edhe për shumë lloje të tjera të kancerit”, shpjegon Babamova. Ajo gjithashtu shton se çdo vonesë është një stres shtesë për të gjithë familjen dhe problemi është se pacientët nuk kanë as forcë dhe as mënyrë për të reaguar ndaj këtij problemi. “Ne nuk kemi një mekanizëm ligjor me të cilin institucionet do të përgjigjen, le të themi penalisht për këtë. Ne nuk kemi një metodë, ata thjeshtë mbeten të shurdhër dhe qëndrojnë në funksionet e tyre. Nuk ka asnjë mekanizëm ligjor që mund t’i udhëzojë se duhet të kenë qasje në atë terapi”, deklaroi e revoltuar Babamova.
Për problemin me barnat është e vetëdijshme edhe Elena Georgievska nga Shoqata e Juristëve të Rinjë. Prej 4 muajsh ajo po drejton projektin e Farmacisë Ligjore, me synimin që pacientët me diagnoza të rënda të kenë akçes në terapinë spitalore. Gjatë kësaj periudhe janë kontaktuar vetëm nga 50 pacientë, ku gjysma e tyre ankoheshin për mungesë të barnave, prej të cilëve një numër i madh ishin persona me kancer. Ata u përpoqën të ju gjenin një zgjidhje ligjore, dhe i udhëzuan që të drejtoheshin në Klinikat ku po trajtoheshin, në Ministrinë e Shëndetësisë, por edhe të dërgojnë ankesa deri te Avokati i Popullit. Por sipas Georgievskës është e kuptueshme pse shumë pak pacientë shkojnë në këtë rrugë, pasi ata kanë frikën e asaj se nëse reagojnë, më vonë do të ndikojë në terapinë e tyre, dhe se nuk do ketë shërim për ta. “Pacientët nuk e dinë se në cilin front të luftojnë më shpejtë, qoftë për të ruajtur shëndetin, apo për të ushtruar të drejtat e tyre ligjore. Disa kanë frikë se si do të ndikojë në trajtimin e tyre, nuk kanë forcë, nuk kanë energji për të ndjekur rrugën ligjore, dhe thjesht i janë lënë fatit, kur të vijë shërimi”, deklaron Georgievska.

Gjatë vitit të kaluar deri te Avokati i Popullit ka arritur vetëm një ankesë për mungesën e barnave për pacientët me kancer, të dërguar nga Farmacia Ligjore. Kështu Avokati i Popullit, në korrik konkludoi se pacientët e diagnostifikuar me limfomë, një periudhë të gjatë po përballen me vonesë në marrjen e terapisë spitalore. Ata theksuan nevojën e reagimit të menjëhershme të Klinikës së Hematologjisë për të marrë masa që pacientët të marrin terapi pasi kanë kontratë të vlefshme të prokurimit. “Ne e konsiderojmë të nevojshme të kujtojmë se disponueshmëria e barnave dhe veprimi i tyre i vazhdueshëm, në kohë përcaktohet në vendin më të lartë në të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, dhe shkelja e këtyre standardeve nënkupton edhe marrjen e masave dhe aktiviteteve për sanksionimin e shkelësve”, theksojnë nga zyra e Ombudsmanit

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.