Ngjarje tronditëse – i riu tenton të pres në fyt shokun e tij – Detaje

News

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 2 mars 2026 rreth orës 09:30 në fshatin Pavlan të Pejës, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar me dyshime për vrasje të mbetur në tentativë.

Policia është njoftuar se një qytetar kishte probleme serioze me djalin e tij, i cili sipas familjarëve po shfaqte sjellje të dhunshme. Patrulla ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka takuar ankuesin dhe vajzën e tij.

Sipas deklarimeve, i dyshuari Gentonis Nikqi, prej disa ditësh po ushtronte dhunë psikike ndaj familjes, ndërsa atë mëngjes kishte sulmuar edhe një shok të tij, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima A.D. ka deklaruar se sapo kishte arritur në shtëpinë e të dyshuarit, ky i fundit i kishte kërkuar të afrohej dhe më pas e kishte goditur me grusht në fytyrë. Pasi ishte rrëzuar, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar me thikë dhe ka tentuar ta godasë në fyt.

Viktima ka arritur t’i shmanget goditjes fatale, por ka pësuar lëndime në dorën e djathtë dhe në zonën e qafës.

Babai i të dyshuarit, R. N, ka deklaruar se djali i tij ishte kthyer nga Gjermania para tri ditësh dhe se që nga kthimi “nuk është më i njëjti”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve dhe krim-teknika. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Dhunë në familje”.

Hetimet janë në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *