Para se të shkojë në burg, Mijallkov festoi lindjen e mbesës së tij! Të pranishëm ish funksionarë, sportistë e artistë

news
Advertisement

Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijallkov ka festuar lindjen e mbesës së tij, disa ditë para se të shkojë në burgun e Strugës, ku do të duhet të vuaj dënimin me tre vite burgim, përcjell TV21. Në rrjetet sociale janë publikuar fotografi nga ahengu në një hotel, ku këndoi këngëtarja Tamara Todevska.

Advertisement

Mbesa e Mijallkovit lindi më 15 gusht, ndërsa në aheng të pranishëm kanë qenë edhe ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kanqevska Milevska, vajza e Trifun Kostovskit, Ollga Kostovska dhe basketbollisti Pero Antiç si dhe modelja Katerina Ivanova. Djali i madh i Mijallkovit, Jordani u martua së fundmi me Anastasijan, pas çka për një kohë të shkurtër u bë baba.

Mijallkov duhej të shkonte në burg me 8 gusht, për dënimin në rastin “Perandoria”, por për shkaqe shëndetësore nisja e vuajtjes së dënimit u shty për më 22 gusht, ndërsa nga fotografitë e mbrëmjes së djeshme, Mijallkov duket se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.