Pini kafe sapo zgjoheni në mëngjes? Mjeku shpjegon pse nuk duhet ta bëni kurrë këtë gjë

news
Advertisement

Për shumicën prej nesh, kafeja në mëngjes na jep energjinë e nevojshme për të filluar ditën por dr. Karan Raj paralajmëron se kafeja nuk duhet të jetë gjëja e parë që konsumojmë në mëngjes. Kjo mund të jetë e pakuptueshme për disa, por ka një arsye mjaft të mirë për këtë, thotë doktori.

Closeup image of a beautiful asian woman holding and drinking hot coffee in cafe

Në BBC Morning Live, mjeku shpjegoi pse duhet t’i lëmë trupat tanë të zgjohen vetë, në vend që të mbështetemi në gllënjkën e parë të kafesë në mëngjes. Ai nuk sugjeron të hiqni dorë nga kafeja e mëngjesit, thjesht të ndryshoni pak rutinën tuaj. “Mos pini kafe në mëngjes për t’u zgjuar.”, thotë ai.

“Trupi juaj ju zgjon natyrshëm me kortizol”, shton doktori. Në vend të kësaj, Dr. Raj thotë të prisni disa orë dhe të pini kafe pasi nivelet natyrale të kortizolit të trupit tuaj të jenë ulur. “Pini kafe pas mëngjesit kur nivelet e kortizolit dhe energjia bien. Pastaj lëreni kafeinën të funksionojë dhe t’ju japë energji” shpjegoi ai.
Sigurisht që kishte edhe nga ata që nuk e morën mirë këshillën e doktorit. “O zot, jo. Më duhet të pi kafe herën e parë në mëngjes, përndryshe nuk jam shok me askënd”, ka shkruar njëri dhe shumë janë dakord. /abcnews.al

Advertisement
Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.