Plan perfekt kundër Pique? Shakira sapo na vërtetoi se nga një grua e tradhtuar duhet patur kujdes

news
Advertisement

Ish-dyshja e njohur Shakira dhe Gerard Pique tanimë janë në gjyq për kujdestarinë e dy djemve.

Advertisement
Mediat spanjolle shkruajnë se futbollisti i famshëm dëshiron që fëmijët t’i mbajë në Spanjë, nga ana tjetër Shakira është e bindur që do të zhvendoset përfundimisht në Miami.

“Arma” më e mirë që ajo mendon se ka kundër ish-partnerit është një listë e të gjitha rasteve kur mbrojtësi i Barcelonës nuk i ka qëndruar besnik.

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere. Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtër diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre. Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë. Sipas emisionit ‘Telecinco’, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Ndërkaq në një kohë kur kanë kaluar vetëm dy muaj që martesa e Pique dhe Shakiras ka marrë fund, një lajm shokues përcillet nga mediat spanjole. Rafael Nadal dhe Shakira kanë pasur një lidhje të fshehtë. Siç raportohet nga paparaci spanjoll, Jordi Martin, këngëtarja dhe tenisti filluan lidhjet e tyre në vitin 2009, kur të dy u takuan për videoklipin e ‘Gypsy’. Videoja e një prej këngëve më të njohura të Shakirës kishte pamje dhe lëvizje sensuale, por duket se ishte më shumë se thjesht një skenar.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.