Po ktheheshin nga Parada e Krenarisë në Serbi, sulmohen tetë aktivistë shqiptarë

news
Advertisement

Tetë aktivistë nga Shqipëria të komunitetit LGBT janë sulmuar duke u kthyer nga Euro Pride 2022.

Advertisement

Kështu ka bërë të ditur gazetari Idro Seferi për Klan Kosovën i cili tha se dy prej tyre janë lënduar më rëndë.

“Aktivistët nga Tirana ishin pa përcjellje të policisë drejtë hotelit të tyre. Dy prej tyre janë lënduar më rëndë dhe u morën për një vizitë nga mjekët e emergjencës. Aktivistët nuk janë lënduar rëndë, por kanë dhimbje koke dhe kanë kaluar momente shoku. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Të gjithë aktivistët janë mirë”, është shprehur Seferi.

Ai ka bërë të ditur se aktivistët janë sulmuar nga një grup prej 10 personash, njofton Klankosova.tv.

“Janë sulmuar nga një grup prej 10 personash radikal pas përfundimit të shëtitjes dhe koncerteve në kuadër të Euro Pride që u mbajt gjatë gjithë javës. Sot ka qenë dita e fundit e aktiviteteve”, është shprehur tutje ai.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.