Prindon Sadriu shërbente si fotograf i Behgjet Pacollit, publikohen fotografitë që ia bëri me Ana Bërnabiq

news
Advertisement

Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu i cili me gradën politike është “Ministër Fuqiplotë” në vitin 2018 kur po punonte si Drejtor për Marrëdhënie dy Palëshe në Ministrinë e Punëve të Jashte kishte shërbyer edhe si fotograf  i ish-ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit, shkruan Gazeta Insajderi.

Advertisement

Në atë përiudhë, kishte bërë bujë mediatike shtërngimi i duarve mes ish-ministrit Behgjet Pacolli dhe shefes së ekzekutivit në Serbi, Ana Bërnabiq në objektin e OKB-së.

E një detaj që nuk e kishte vënë re askush ishte personi se kush e kishte shkrepur fotografin e këtij takimi të shkurtër.

Nga një video që ishte publikuar, prapa dy personazhëve, shihet burri i presidentes Vjosa Omsani që në atë kohë mbante vetëm pozitën e drejtorit në Departamentin për Marrëdhënie dy Palëshe, duke shkrepur fotografinë me buzëqeshje.

Insajderi sjell dhe videon nga ky takim, mbrapa shihet zotëriu, Prindon Sadriu.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.