Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” rreth orës 12:30. Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë së kryeqytetit Enis Pllana.
“Rreth orës 12:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit, sipas Pllanës.