Prokuroria heton 28-vjeçarin nga Gostivari për përdhunim dhe shantazh ndaj 14-vjeçares

News

Prokuroria e Gostivarit, me urdhër për procedurë hetimore ndaj një personi për dyshime të bazuara për përdhunimin e fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet. I dyshuari, 28 vjeçar i punësuar në shkollë fillore ka detyruar vajzën e moshës 14 vjeçare t’i dërgojë fotografi me përmbajtje eksplicite, ndërsa më pas e ka kërcënuar se do t’i publikojë nëse nuk del me të.

“Vajza e mitur- viktimë ka pranuar takimin, me ç’rast i dyshuari e ka dërguar në një shtëpi në rajonin e Gostivarit ku dhe ka kryer përdhunimin, vepër kjo për të cilën parashikohet dënim me burg, më së paku 8 vjet.” – Prokuroria.

Pas përdhunimit 28 vjeçari ka vazhduar shantazhin ndaj 14 vjeçares. Pas refuzimit të së miturës për një takim të ri me të, ai në internet ka publikuar fotografi eksplicite të vajzës.

“Këtë muaj sërish ka tentuar ta shantazhojë 14 vjeçaren për takim , po vajza ka refuzuar me ç’rast 28 vjeçari ka publikuar fotografitë dhe videot me përmbajtje eksplicite në rrjetet sociale. Për këtë vepër penale parashikohet dënim me burg nga 3 deri në 10 vjet.” – Prokuroria.

Duke pasur parasysh rrethanat, Prokuroria vlerëson se ekziston rrezik i lartë që i dyshuari të arratiset dhe të ndikojë ndaj vajzës-viktimë, por dhe ta përsërisë veprën. Për këtë arsyer Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. /Alsat.mk

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *