Prokuroria po i kërkon të mbijetuarit dhe të afërmit! Disa familjarë nuk duan t’i marrin gjërat e të vdekurve nga djegia e autobusit në Bullgari

news
Advertisement

Prokuroria po i kërkon të mbijetuarit dhe të afërmit! Disa familjarë nuk duan t’i marrin gjërat e të vdekurve nga djegia e autobusit në Bullgari
Nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë për TV21 thonë se Prokuroria Publike e Republikës së Bullgarisë ka kërkuar që t’i informojë të mbijetuarit dhe trashëgimtarët e pasagjerëve të vdekur për të drejtat e tyre për të pasur qasje në hetimin e rastit si dhe të deklarohen për arsyet e udhëtimit të të afërmve të tyre.

Advertisement

Prokurori publik përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme po bën përpjekje për gjetjen e trashëgimtarëve, disa prej të cilëve nuk jetojnë në vendin tonë. Disa prej tyre ende nuk i kanë deklaruar arsyet për çka kanë udhëtuar të ndjerit, ndërsa sipas Prokurorisë ka të tillë që edhe nuk i dinë.

Përveç kësaj, prokurori publik, me kërkesë të autoriteteve hetimore bullgare, njoftoi dhe ua dorëzoi familjarëve sendet personale të shumicës së pasagjerëve të vdekur. Një pjesë e vogël e familjeve për arsye personale nuk i kanë marrë sendet edhe pse janë njoftuar se ku mund t’i marrin. Lidhur me funksionimin e përgjithshëm të kompanisë Besa Trans, në Prokurorinë Themelore Publike Shkup është duke u zhvilluar procedurë para-hetimore”, thonë për TV21 nga Prokuroria e Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.