“Qiti paret kryeministër”- Rama ia bën ‘tag’ Kurtit

News

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka publikuar fotografi nga Bratisllava duke festuar fitoren e Kosovës.

Në fotografi janë edhe figura tjera politike si zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Sportit, Blerim Gashani dhe dy kryetarët e komunave, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Faton Peci i Mitrovicës së Jugut.

Rama në foto ia bëri “tag” kryeministrit Albin Kurti dhe shkroi me shaka: “Qiti paret Kryeministër”.
Këtë shaka e bëri pasi Qeveria në mbledhjen e fundit premtoi 500 mijë euro për kombëtaren e Kosovës nëse fiton kundër Sllovakisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *