Të bërit seks më e rrallë mund të lidhet me vdekshmëri më të lartë.
Një studim që analizoi mbi 14.500 amerikanë zbuloi se gratë që kryenin marrëdhënie seksuale më pak se një herë në javë kishin 70% më shumë gjasa të vdisnin herët gjatë 10 viteve të studimit, krahasuar me ato që kishin aktivitet më të shpeshtë.
Tek burrat, ky efekt nuk u pa, por një detaj tjetër alarmues doli në pah. Personat me depresion dhe jetë seksuale të ulët ishin 3 herë më të rrezikuar për vdekje të parakohshme.
Shkencëtarët nuk thonë se “seksi të zgjat jetën” në mënyrë të drejtpërdrejtë, por rezultatet përputhen me kërkime të mëparshme. Seksi ndihmon humorin, zemrën dhe mirëqenien e përgjithshme. Madje, sa më i shpeshtë aktiviteti, aq më i madh përfitimi… sidomos për gratë.
Në fund të ditës, duket se një jetë seksuale aktive mund të jetë më shumë se kënaqësi. Mund të jetë edhe një sekret për të jetuar më gjatë