Shkaktoi humbje prej më shumë se 40 miliardë dollarësh, arrestohet në Mal të Zi bosi i kriptomonedhave

news
Advertisement

Autoritetet në Malin e Zi kanë arrestuar bosin e kriptomonedhave, Do Kwon, i cili ka shkaktuar një dëm prej 40 miliardë dollarësh, shkruan BBC. Do Kwon është një ndër personat më të kërkuar dhe në Shtetet e Bashkuara pasi së bashku me kompaninë e tij Terraform Labs orkestroi një mashtrim miliarda dollarësh me monedhat virtuale.

Advertisement

Në shtator autoritetet koreano-jugore nxorën një urdhër-arresti për Këon nën akuzën se kompania e tij kishte shkelur rregullat e tregut. Më herët mendohet se ai fshihej në Serbi dhe Seuli dërgoi zyrtarë në Beograd për të negociuar arrestimin e tij, pasi dy vendet nuk kanë marrëdhënie ekstradimi.

Ndërkohë që Kwon mohonte të ishte në arrati, teksa nuk e tregonte vendndodhjen.

Lajmi për arrestimin e tij u dha nga ministri malazez i Brendshëm, Filip Adziç, i cili deklaroi se një ndër personat më të kërkuar në botë u kap në aeroportin e Podgoricës. Adziç shton se i dyshuar po përpiqej të udhëtonte me identitet të rremë dhe dokumente false. Në orët e para të mëngjesit të së premtes, autoritetet koreane konfirmuan se bëhej fjalë pikërisht për Këon, pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve.

Ende nuk dihet si do të vijojnë procedurat pasi edhe Mali i Zi nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara apo Korenë e Jugut. /abcnews

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.