Shqetësim/ Sëmundjet e zemrës po rriten

news
Advertisement

Dita Botërore e Zemrës mbahet në nivel global çdo vit më 29 shtator, me qëllimin kryesor të saj ndërgjegjësimin informimin dhe edukimin e njerëzve lidhur me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në të gjithë botën. Edhe në Kosovë kjo ditë u shënua me aktivitete. Me moton “Duaje Zemrën Tënde” u shënua Dita Botërore e Zemrës në Kosovë. Aktivitet ky i zhvilluar nga Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të parandaluar dhe trajtuar me kohë sëmundjet kardiovaskulare.

Advertisement

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës pohojnë se sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jënë në rritje në vendin tonë.

Sipas Shoqatës së Kardiologëve sëmundja më e shpeshtë kardiovaskulare në Kosovë është ataku në zemër, derisa nuk përjashtohen edhe llojet e tjera të sëmundjeve. Gjinia mashkullore është ajo e cila ka gjasa më të mëdha që të preket më shumë nga sëmundja e atakut të zemrës.

Çdo vit mbi shatëmbëdhjetë milionë njerëz vdesin para kohës nga sëmundjet kardiovaskulare, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe goditjen në tru.Sëmundjet kardiovaskulare janë vrasëset numër një në botë dhe deri në vitin 2030 kjo shifër pritet të rritet në 23 milionë.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.