SKANDAL NË SEKTORIN E ENERGJISË? ZRRE DHE EFT NË FOKUS

News

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka konfirmuar se i ka dhënë licencë se Energy Financing Team LLC (EFT), për të cilën opozita tha se është kompania e Vuk Hamoviqit.

“ZRRE thekson qartë se procesi i licencimit të subjekteve energjetike bazohet në kritere të qarta ligjore dhe rregullative, dhe nuk ndikohet nga akterët e ndryshëm që janë jashtë kornizës ligjore dhe institucionale. Në lidhje me deklaratat e fundit për licencimin e kompanisë EFT, ZRRE informon opinionin e gjerë se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012.

Po ashtu, ju informojmë se Energy Financing Team LLC është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026, gjithmonë në përputhje me kornizën ligjore”, tha ZRRE në një njoftim publik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *