TËRMET I FORTË 5.7 BALLË GODIT BALLKANIN – JA KU ISHTE EPIQENDRA

News

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter goditi herët këtë mëngjes zonën detare në jug të ishullit Kreta, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Greqisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 7 kilometra në jugperëndim të qytetit bregdetar Goudoura, në një thellësi prej vetëm 5 kilometrash, gjë që bëri që lëkundjet të ndihen fuqishëm në pjesën lindore të ishullit.

Autoritetet lokale reaguan menjëherë. Zëvendësprefekti Yannis Androulakis deklaroi se shërbimet janë duke monitoruar me kujdes situatën, ndërsa mbrojtja civile është vendosur në gjendje gatishmërie të shtuar.

Tërmeti u ndje jo vetëm në Kretë, por edhe në ishujt fqinj Kasos dhe Karpathos. Sizmologët paralajmërojnë se janë regjistruar edhe disa pasgoditje, ku më e forta ka arritur në 3.8 ballë.

Ekspertët theksojnë se aktiviteti sizmik po zhvillohet në një distancë të konsiderueshme nga toka, çka ul rrezikun për pasoja më të mëdha, por gjithsesi bëjnë thirrje për kujdes.

Kujtohet se në vitin 2020, në të njëjtin rajon, u regjistrua një tërmet edhe më i fortë prej 6.6 ballësh, i cili, pavarësisht fuqisë, nuk shkaktoi dëme të mëdha për shkak të largësisë nga zonat e banuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *