VIDEO: Ish-konkurrentja e “Për’puthen” kapet për flokësh me një vajzë në një klub nate

news
Advertisement

Jasmin Kadriu vijon të jetë ende një emër që përflitet që pas “Për’Puthen”. Ajo merr vëmendje herë pas here me fotot e saj që publikon në rrjetin social “Instagram” si edhe për deklaratat që bën.

Advertisement

Së fundmi, një video e saj po qarkullon ku shihet ish-konkurrentja e Për’Puthen duke bërë sherr me një vajzë në një club në Tiranë.

Situata shihet mjaft e tensionuar mes vajzave, ku kanë ndërhyrë djemtë që gjendja mos të agravojë më tej.

Më herët, Jasmin është komentuar shpesh për marrëdhënien e saj me këngëtarin Ardian Bujupi. Madje, thuhej se dyshja janë në një lidhje dashurie.

Jasmin ka qenë pjesë e një klipi të Bujupit dhe që atëherë, ata janë folur për një lidhje të mundshme. Madje, ata postuan edhe shumë foto romantike së bashku, ku shiheshin shumë të afërt. Jo vetëm kaq por ai u shfaq edhe në ditëlindjen e Sara Hoxhës së bashku me Jasminën.

Gjithashtu, ai është përmendur shpesh edhe për raportin me Sabrine Khan. Ata shihen shumë shpesh bashkë thuajse kudo.

Jasmin ka zhvilluar më herët një ‘ask me a question’ në Instagram. Përpos ndjekësve, edhe Sabrine ka lënë shënimin e saj.

Ajo përmend shenjat e horoskopit të saj dhe Jasminës teksa shton: “Të dua”.

“Zemra më e ëmbël”, i shkruan Jasmina.

Epo marrëdhënia mes vajzave është kaq e mirë dhe për t’u patur zili./Iconstyle.al

https://insajderi.org/wp-content/uploads/2022/08/video.mp4

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.