Vjedhje në objektin e ri të Komunës së Strugës, autori i mitur

news
Advertisement

Kompjuterë, laptopë dhe pajisje të tjera janë vjedhur mbrëmë në objektin e ri të Komunës së Strugës, në të cilin vetëm pak ditë më parë është vendosur administrata komunale.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm, në orën 9, policia ka privuar nga liria një të mitur si të dyshuar për vjedhjen.

I mituri dyshohet se ka kryer vepra penale “vjedhje” në një zyrë në Komunën e Strugës dhe në një dyqan celularësh në rrugën “Brigada Proleterski” në Strugë. Objektet e sekuestruara janë gjetur dhe u janë kthyer pronarëve, njoftoi për MIA-n zëdhënësi i SPB-së të Ohrit, Stefan Dimoski.

I mituri, shtoi ai, është ndaluar në komisariat dhe në prani të prindërve të tij do të bëhet intervistë zyrtare.

Për rastin do të njoftohet edhe Qendra për Çështje Sociale në Strugë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në konsultim me Prokurorin Publik kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, tha Dimoski.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.