Vrapoi afro 4000 kilometra nëpër Australi për 47 ditë

news
Advertisement

Nedd Brockmann 23-vjeçar ka kompletuar një vrapim rekord, duke vrapuar nga njëra anë e Australisë në tjetrën, më saktësisht 3953 kilometra për 47 ditë.

Advertisement

Brockmann përfundoi vrapimin historik pak ditë më parë, ndërsa 23-vjeçari për CNN-in ka treguar vuajtjet që pati gjatë kësaj aventure.

Ai ka treguar për dhembjet e shumta të nyejve, për netët pa gjumë dhe madje ka thënë se edhe krimbat i ishin rritur në thonjtë të këmbëve.

“Kam kaluar nëpër ferr dhe jam kthyer. E kam përsëritur këtë 10 herë. Kam kaluar nëpër lëndime, në diell, shi, nëpër rrugë të vështira, në erëra të forta”, ka thënë Brockmann.

Brockmann, një elektricist nga New South Wales në Australi, është bërë person i adhuruar për publikun.

Madje po bëhet thirrje të quhet Australiani i Vitit.

Deri të premten ai mblodhi rreth 1.26 milionë dollarë amerikanë, gati dyfishë të shumës që kishte planifikuar, për organizatën bamirëse “We Are Mobilise”.

Ai ka mbuluar rreth 80 kilometra në ditë gjatë 47 dirëve.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.