Zjarri kaplon shtëpinë, gruaja humb jetën mes flakëve

News

Një grua 85-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu gjatë natës në një shtëpi në lagjen Pintija të Shkupit.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, më 28.05.2026 rreth orës 01:48 është raportuar se ka rënë zjarr në një shtëpi në pronësi të S.K. (45), ku jetonte edhe nëna e saj M.V. (85).

Nga lëndimet e marra si pasojë e zjarrit, 85-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekjen e ka konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë.

Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *