Zvicra ndalon burkën, 1 mijë franga gjobë nëse mbulon fytyrën

news
Advertisement

Janë 1000 franga zvicerane gjobë, në rast se mbulon fytyrën me “burka”.

Advertisement

Ky është projektligji që Qeveria Zviceriane dërgoi në Parlament pak ditë më parë.

Nisma për ndalimin e mbulesës së fytyrës u nis nga Egerkinger Komitee, një grup politikanësh të Partisë Popullore Zvicerane të krahut të djathtë.

Kjo nuk është tentativa e parë që diçka e tillë ndodh në Zvicër, pasi vitin e kaluar, ligji për “ndalimin e burkës” u hodh në referendum dhe u mbështet nga 51.2 përqind e votuesve, por në atë kohë u kritikua si islamofobike dhe seksiste.

Pas konsultimeve, kabineti hodhi poshtë thirrjet për të përfshirë ligjin në Kodin penal dhe për të gjobitur shkelësit deri në 10,000 franga zvicerane (10,000 dollarë).⁠

“Ndalimi i mbulimit të fytyrës synon të garantojë sigurinë dhe rendin publik. Ndëshkimi nuk është prioriteti”, thuhet në një deklaratë.

“Përfshirja e kodit të veshjes në Kushtetutë, nuk është një luftë çlirimtare për gratë, por një hap prapa në të kaluarën”, tha Federata e Organizatave Islamike në Zvicër.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.