DEKLARATË SHOKUESE NGA TRUMP: “NUK MË DUHET ARMË BËRTHAMORE PËR IRANIN!” – A PO SHKON BOTA DREJT NJË KONFLIKTI TË RI?!
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë dhe kontroverse lidhur me tensionet me Iranin, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë të përdorin armë bërthamore në një konflikt të mundshëm me Teheranin.
Gjatë një deklarate për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump nënvizoi se armët bërthamore nuk duhet të përdoren dhe nuk duhet t’i lejohen askujt, duke paralajmëruar për rrezikun global që ato paraqesin.
“Pse do të përdorja armë bërthamore? Edhe pa to, ne kemi treguar se mund të veprojmë me efikasitet me mjete konvencionale,” u shpreh Trump, duke shtuar se fuqia ushtarake amerikane është e mjaftueshme për reagim të shpejtë.
Ai shkoi edhe më tej duke pretenduar se infrastruktura ushtarake iraniane është dobësuar ndjeshëm.
“Flota e tyre detare nuk ekziston, forcat ajrore janë shkatërruar dhe mbrojtja ajrore është zhdukur. Edhe nëse janë përforcuar gjatë javëve të fundit, ne mund ta neutralizojmë çdo gjë brenda një dite,” deklaroi ai.
I pyetur për një marrëveshje paqeje me Iranin, Trump u shpreh se nuk nxiton, por kërkon një zgjidhje afatgjatë dhe cilësore.
“Mund ta bëja marrëveshjen menjëherë, por nuk dua. Dua një marrëveshje të qëndrueshme dhe afatgjatë,” theksoi presidenti amerikan.
Në fund, ai paralajmëroi për pasojat katastrofike të një përshkallëzimi bërthamor, veçanërisht për Evropën.
“Nuk ka asgjë më të keqe se një holokaust bërthamor. Qytete si Londra, Parisi dhe zona të ndryshme në Gjermani do të ishin objektiva direkte,” tha Trump.
Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të shtuara globale, duke rritur shqetësimin për një përplasje të mundshme në Lindjen e Mesme.