Makina e shkatërruar plotësisht, pamje nga aksidenti tragjik në Rrogozhinë

news
Advertisement

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mesditë në bypass-in e Rrogozhinës, ku një kamion është përplasur me një makinë, për pasojë ka ndërruar jetë në vend 30–vjeçari Ndriçim Dervishi nga Sukthi.

Advertisement

Sipas burimeve përplasja ka qenë ballore dhe e fortë, duke shkatërruar plotësisht makinën e cila drejtohej nga viktima.

Dyshohet se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara dhe parakalimi i gabuar “Benzit”.
Forcat zjarrfikëse po copëtojnë mjetin, që u zu poshtë nga kamioni për të nxjerrë trupin e pajetë, ndërsa për momentin rruga ku ka ndodhur aksidenti është e bllokuar plotësisht.

/Top Channel/

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.