Rexhail Ramadani, mjeku shqiptar nga Kumanova, i bashkohet LQE-së

news
Advertisement

Rexhail Ramadani, mjeku shqiptar nga Kumanova, i cili punon aktualisht në Gjermani, i është bashkuar partisë së re Lëvizja Qytetare Evropiane, raporton Open-TV.

Advertisement

Lajmin e bën të ditur kryetarja Gjyle Çeliku, e cila sot e priti mjekun Ramadani në ambientet e partisë.

“Rexhail Ramadani eshte internisti(mjeku) shqiptar nga Kumanova i cili punon aktualisht ne Gjermani ne Klinikum Fichtelgebirge sepse nga sistemi u detyrua te deshmoje veten ne Gjermani pasi ketu nuk i jepej hapesire e as vend pune.
Ai nuk ndaloi as ne mergim me zerin dhe kontributin e tij per komb dhe atdhe, per drejtesi e mireqenie sociale, por shendetesi publike dhe perspektive per vendin tone.
Nga sot ne si parti kemi nderin qe te njoftojme opinionin qe doktori do jete pjese e jona dhe bashkarisht t’ju prijme sfidave dhe ndryshimeve per te miren e qytetareve.
Miresevjen ne strehen e popullit LQE💙💛 i nderuar z. Rexhail dhe na prifte e mbara!”, ka deklaruar kryetarja e LEV, Gjyle Çeliku. /Open-TV.

Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published.