Policia e Kosovës ka njoftuar se katër femra dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një tjetër, dhe i kanë marrë me forcë para.
Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar katër të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare, si dhe i kishin marr me forcë para. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.