Qytetarët që panë tmerrin: Ja kush ishte vr*asësi

News

Vrasja në Prishtinë/ Autori ende në arrati, dëshmitarët flasin për një person me rroba të zeza dhe kapelë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën mbrëmjen e së mërkurës, ku mbeti i vrarë Agron Hajdari, rreth 40-vjeçar, pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, autori i dyshuar vazhdon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se i dyshuari ishte i veshur me rroba të zeza dhe mbante kapelë në momentin e sulmit. Pas të shtënave, ai dyshohet se është larguar me shpejtësi nga zona, duke humbur gjurmët para mbërritjes së forcave policore.

Njësi të shumta policore dhe hetues janë angazhuar në terren, ndërsa zona ku ndodhi krimi është rrethuar për kryerjen e ekzaminimeve dhe mbledhjen e provave materiale.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura motivet e vrasjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *